Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, për aksionet e fundit që çuan në konfiskimin e një sasie të madhe armësh dhe municioni në veri të vendit. Ai theksoi se aksionet e institucioneve të sigurisë kanë rezultuar jo vetëm me konfiskimin e armëve nga persona që kanë kryer krime, por edhe me parandalimin e krimeve të mundshme. “Armatimi ilegal me tyta të gjata nuk është për hajr, por veç për sherr, pra jo vetëm që kemi konfiskuar armatim të atyre që kanë bërë krime, por në të njëjtën kohë kemi konfiskuar edhe armatim duke parandaluar krime në vijim. Prandaj është punë e jashtëzakonshme e Policisë dhe AKI-së”, shtoi më tutje kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
