Depueti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi ka bër thirrje për vazhdimin e seancës konsituitive të Kuvendit të Kosovës. Ai theksoi se nga 8 gushti Kosova më nuk është në gjendje normale dhe shtoi se është përgjegjësi e mbrojtja e Kushtetutës dhe funksionalizimi i institucioneve të vendit. “Kjo nuk është kërkesë e një partie politike, por e një vendi. Së pari duhet ta rikthejmë rendin kushtetues, të funksionalizojmë institucionet dhe ta kthejmë në pikën aty ku duhet të jetë Kuvendi. Na kanë votuar për t’i krijuar institucionet. Mbi të gjitha, Republika duhet të ecë përpara” theksoi mes tjerash deputeti, Altin Krasniqi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
