Ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika ndaj qeverisë dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Ai theksoi se ky kryeministër është duke e bllokuar qëllimisht funksionimin e Kuvendit dhe po e mban Kosovën në krizë politike. “Ditët po kalojnë, seanca, Kuvendi është inekzistent. E vërtetë që është djegie e mandatit të atyre që janë zgjedhur, djegie e mundësisë dhe kjo po ndodh nga regjimi i Kurtit. Ai e ka instaluar veten mbi Kushtetutën, institucionet dhe mbi çdo obligim kushtetues dhe ligjor. Mos-thirrja e seancës me arsyetimin se nëse s’ka marrëveshje ndodh dhunë në seancë, është vetëm alibi” ka theksuar deputeti, Ramush Haradinaj. Duke folur lidhur me ceshtjen e zgjedhjes së kryetarit të vendit, ai propozoi që për këtë pozitë të rëndësishme shtetërore, të propozohet ish presidenti, Hashim Thaçi. “Është nder edhe i kësaj legjislature që t’ia vazhdojmë mandatit presidentit Thaçi, atij i është marrë mandati, dhe me kthimin e tij, është në nderin tonë si shqiptarë, si komb, për shkak të një kundërpërgjigjeje armiqve të Kosovës, që t’ua vazhdojmë mandatin” theksoi gjatë fjalës së tij, ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tani deputet i saj në Kuvendin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
