Bedri Hamza: Sot, edhe nga këtu, po u themi qartë: ata nuk janë vetëm

Organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, sot në Prishtinë u orginizu aktiviteti për nisjen llogaritjen ndryshe të kohës në pritje të lirimit të drejtruesve të luftës clirimtare nga Gjykata e Hagës. Gjatë fjalës para të pranishmëve, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza theksoi se 16 shtatori duhet të jetë në vëmendjen e qytetarëve çdo ditë, duke theksuar se ekranet e vendosura në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës do të simbolizojnë pritjen për vendimin e Gjykatës Speciale. “Ky ekran këtu është simbol i pritjes sonë në Prishtinë. Por ekrane të ngjashme do të vendosen gjithandej Kosovës. Sepse këtu janë më shumë se ekrane. Janë një mesazh. Një mesazh për familjet që presin, një mesazh për ata që janë në Hagë dhe një mesazh për të gjithë botën që Kosova nuk harron. Por sot, edhe nga këtu, po u themi qartë: ata nuk janë vetëm” theksoi mes tjerash, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja: Ngërçi institucional po rrezikon fondet evropiane

Edhe Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për krizën institucionale në Kosovë, duke paralajmëruar se vonesat …