Tërnava

Në asnjë xhami sot nuk falet namazi i xhumasë, myftiu Tërnava kërkon durim e solidaritet në mes të njerëzve

Në asnjë xhami të Kosovës, sot nuk është falur namazi i xhumasë. Besimtarët myslimanë kanë respektuar vendimin e BIK-ut për të pezulluar për një kohë lutjet e përbahskëta, si masë për mbrojtjen ndaj koronavirusit. Myftiu Tërnava sot në kohë të xhumasë iu adresua të gjithë besimtarëve duke kërkuar më shumë durim dhe solidaritet me njëri-tjetrin. “Në këtë kohë, më shumë se kurrë na duhet sabri-durimi, solidariteti me tjetrin, ndihmat për tjetrin, mbështetje për ata që po përballën në vijën e parë të frontit me covid-19, që po bëjnë gjithçka që ti shërojmë të prekurit nga ky virus vdekjeprurës”, thuhet në adresimin e myftiut Tërnava.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …