Ministri Mustafa intensifikon realizimin e pagesave për fermerët përfitues të granteve dhe subvencioneve nga viti 2019

Ministri Mustafa intensifikon realizimin e pagesave për fermerët përfitues të granteve e subvencioneve në vitin 2019

Ministria e Bujqësisë ka paguar fermerët përfitues të granteve të vitit 2019. Sipas njoftimit për media, kjo ka ndodhur duke marrë parasysh gjendjen emergjente të krijuar për shkak të pandemisë Covid-19 dhe pas miratimit të buxhetit në Kuvendin e Kosovës. Nga komunikata për media njoftohet se ministri Besian Mustafa ka kërkuar intensifikimin e realizimit të pagesave për fermerët përfitues të granteve dhe subvencioneve nga viti 2019. “Saktësisht, gjatë kësaj jave janë realizuar pagesat për 33 fermerë përfitues të granteve në vlerë prej 642.909,89 euro dhe pagesat për 1.669 fermerë përfitues të subvencioneve në vlerë prej 1.812.977,06 euro. Pra, gjithsej janë realizuar pagesat për 1.702 fermerë në vlerë prej 2.455.886,95 euro”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …