Në Baballoq të komunës së Deçanit u shënua 21 Vjetori i Betejës Frontale të UÇK-së

Në Baballoq të komunës së Deçanit u shënua 21 Vjetori i Betejës Frontale të UÇK-së, në Baballoç e Dukagjin. Para 21 vitesh në fshatin Baballoq po luftohej për jetë a vdekje. Kjo ishte edhe përballja e parë e UÇK-së, me forcat serbe në vijën frontale. Kjo përballje kishte edhe sakrificën e vet. Ky fshat historik mbanë në gjirin e vet me dhjetëra dëshmorë e shumë të plagosur, për të cilët gjithmonë jemi krenarë. E në këtë ditë të shenjët në kompleksin e varrezave të këtij fshati u bënë homazhe nga kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtor, kryetar komunash, përfaqësues nga OVL-UÇK, deputet, bashkëluftëtar, familjarë e qytetar të shumtë.

Lavdi e përjetshme të rënëve ne Altarin e Lirisë të cilët tashmë i bëjnë roje vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …