Në Bruksel është duke vazhduar takimi trepalësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian

Në Bruksel është duke vazhduar takimi trepalësh ndërmjet Kosovës dhe  Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në pamjet e publikuara nga BE-ja, shihen momentet e takimeve të ndara që zhvilloi shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.  Gjithashtu BE-ja ka publikuar dhe pamjet para fillimit të takimit trepalësh. Mediat në Serbi duke u thirrur në burimet e tyre jo zyrtare,  kanë thënë se nuk ka përafrim për ndonjë marrëveshje për shtyrjen e afatit  të  targave të automjeteve serbe dhe se kryetari i  Serbisë, Aleksander Vuçiq ka kundërshtuar propozimin e Bashkimit evropian. Brukseli zyrtar ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë  lidhur me rezultatin apo ngecjen  e bisedimeve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ngërçi politik paralizon Kosovën: Gjysma e institucioneve pa borde aktive dhe pa llogaridhënie

Pothuajse gjysma e institucioneve të pavarura dhe agjencive në Kosovë po funksionon në kushte jofunksionale, …