Në Carrabreg të komunës së Deçanit u shënua viti i 10-të jubilar i aksionit vullnetar për dhurimin e gjakut

Në përkujtim të 24 vjetorit të fillimit të luftës frontale në Carrabreg dhe 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës, në kujtim të të rënëve për lirinë e Kosovës, në Carrabreg u shënua viti i 10-të jubilar i aksionit vullnetar për dhurimin e gjakut “n’Carrabreg dhurohet gjak”. Këtë vit ishin 195 vullnetarë që dhuruan gjak, duke treguar kështu anën humane që na karakterizon si popull. Falënderues ndaj Kryetarit Ramosaj për mbështetjen, Qendrës Kombëtare të Kosovës për Tranfuzionin e Gjakut dhe të gjithë atyre që ishin pjesë e këtij organizimi të mrekullueshëm në nderim të të rënëve për lirinë e Atdheut!

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …