Në Deçan është shënuar aktiviteti “Ta pastrojmë Deçanin”

Aksioni ta pastrojmë Kosovën më karakter sensibilizues u organizua edhe në komunën e Deçanit. Këtij aksioni ju bashkua edhe i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, më bashkëpunëtorë, zyrtar komunal dhe qytetarë të cilët nisen aksionin nga qendra e qytetit të Deçanit konkretisht nga parku i qytetit,  po ashtu këtij aksioni ju bashkuan  edhe OJQ-të, KFORI, Policia e Kosovës si dhe nxënës.

Po ashtu ky aksion është organizuar edhe në të gjitha shkollat e komunës së Deçanit. Aksioni ka filluar në ora 10-12h. Morën pjesë afro 1000 nxënës, të cilët  pastruan hapësira rrethuese të shkollave si dhe sheshet e fshatrave aty ku gravitojnë shkollat.

Aksionit ju bashkëngjiten dy biznese private NSHT “Fidani” dhe NTSH “Lika”.

 KFOR-i italian ndihmoj në pastrimin e Deçanit dhe shpërndau thasë, dorëza  si dhe pijë freskuese për pjesëmarrësit e aksionit.

Komuna siguroi mjetet materiale për aksion si:  dorëzat, thasët plastikës,  kurse Ndërmarrja Publike “Higjiena”  ka bërë grumbullimin e mbeturinave  si dhe dërgimin e tyre  deri në deponin  regjionale.

Biznesi privat me veprimtari ndërtimore NSHT” Lika Trade” ka pastrua deponinë ilegale në Podin e Gështenjave më sipërfaqe  5000 m2, sasia e mbeturinave që u larguan  është afërsisht mbi 1000 m3.

Në fshatin Baballoq u pastruan afërsisht 200 m 2,  kurse sasia e mbeturinave që u larguan 200 m3. Ndërmarrja Publike “Higjena”, pastroi deponin ilegale në rrugën “Sali Çeku” në Deçan, sasia e mbeturinave që u larguan është afërsisht 40 m3. Po ashtu u  nivelizua sasia e mbeturinave  përgjatë rrugës për fshatin  Prokulluk.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …