Gjimnazi “ Frang Bardhi “ në Mitrovicëka realizuar një test të brendshëm të arritshmerisë për nxënësit e klasave të XI-ta

Për herë të parë në Gjimnazin “ Frang Bardhi “ është dukë u realizuar një pilot projekt për testim të arritshmërisë  për  nxënësit  e klasave të XI-ta,  i cili ka për qëllim ngritjen e cilësisë  për të gjithë nxënësit.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Pajazit Hajzeri, ka vizituar Gjimnazin “Frang Bardhi” për të shikuar nga afër procesin e vlerësimit të brendshëm të nxënësve , me ç’rast  u njoftua me gjerësisht  nga drejtori i këtij gjimnazi, Ismet Ferizi, rreth përgatitjeve dhe angazhimeve të bëra nga profesorët e kësaj shkolle,  në mënyrë që rezultatet e nxënësve të jenë sa më të mira.

Drejtori i këtij gjimnazi, Ismet Ferizi ka thënë se ky pilot projekt përfshin 600 nxënës të klasave të XI-ta me gjithsej 19 paralele dhe synimi kryesor është  të behët parapërgatitja e   nxënësve  për testin final të arritshmërisë për klasat e XII-ta.

Ky test ka për qëllim  kryesor ngritjen  dhe  avancimin e cilësisë në arsim duke ju   mundësuar  të rinjve të orientohen në shkollimin e mëtejshëm në bazë të numrit të pikëve që marrin.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …