U mbajte mbledhje e KPF në Mitrovicë  

Drejtuar nga kryesuesi i kuvendit të komunës së Mitrovicës, Bislim Imeri, në prani të  kryetarit të komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, me të vetmen pikë të renditi të ditës; Propozim-Vendimi  për rishikim të buxhetit 2016.

Pas disa diskutimesh, kjo pikë e rendit të ditës u miratua me shumicë votash, pikë kjo e cila pritet ti procedohet kuvendit për shqyrtim dhe miratim.

Sipas instruksioneve nga  Ministria e Financave, afati i fundit për këtë rishikim  të buxhetit ka qenë data 25 maj 2016, pra kjo ishte arsyeja që u mbajt kjo mbledhje  urgjente, ndërsa nga informata e fundit e cila ka ardhur nga kjo Ministri, tregon se afati për rishikim të buxhetit  është shtyre për 3 qershor, dhe për këtë arsye  nuk do të ketë seancë urgjente me datën 25.06.2016, dhe kjo  pikë e këtij rendi të ditës do të futet në rend të ditës në seancën e rregullt të kuvendit të komunës së Mitrovicës e cila me kohë sipas kryesuesit Bislim Imeri, është thirrur me datën 26.05.2016.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …