Në Deçan mbahet fushatë vetdijësuese për nxënësit më temën ,,Stop dhunës në shkolla dhe Shoqëri’’

Ne kuadër te javës 16 ditore OJQ ,,Rinia’’ në bashkëpunim me komunën e Deçanit kanë filluar të mbajnë trajnime informuese – ndërgjegjësuese me nxënësit e Gjimnazit” Vëllezërit Frashri” në Deçan në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” si dhe SHFMU,,Isa Boletini’’ në Isniq me teme ,,Stop dhunës në shkolla dhe Shoqëri”. Përmes bashkëbisedimit është ngritur vetëdijesimi i nxënësve për të mos i heshtur rastet ngase ato edhe mund të eskalojnë por ti identifikojnë predispozitat e dhunës dhe ti raportojnë ku dhe si duhet, duke shmangur rreziqet e përshkallëzimit të rasteve. Gjatë trajnimit janë shpërnda edhe broshura me karakter sensibilizues për nxënësit, të cilat janë dizajnuar që të adresojnë fushën e dhunës fizike dhe psikologjike. Gjetja më e rëndësishme ishte se dhuna nuk është një praktikë e pranuar në shtëpitë dhe shkollat, po ashtu është ngritur vetëdija e nxënësve kundër dhunës dhe ngacmimeve në shkolla, janë shpërndarë qindra broshura me temë ’’Stop dhunës në shkolla dhe Shoqëri’’, Drejtori i OJQ ,,Rinia” Liridon Istrefaj, gjatë kësaj ligjëratë tha se: ,,Qëllimi i këtij trajnimi është shpërndarja e qasjes pozitiviste tek të rinjtë ku në mënyrë të shkoqitur bashkëbisedojë me të rinjtë për aspekte pozitive të qasjes dhe zhvillimit tek të rinjtë”. Trajnime të tilla do të vazhdohen edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …