Në Deçan mbahet Mbledhja e Rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

U mbajt mbledhja e VI-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Deçanit, e udhëhequr nga kryesuesi, z.Hajdar Sutaj, në praninë e anëtarëve të Komitetit. Të pranishëm ishin edhe drejtori i Administratës, z.Jashar Dobraj, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj.Dafina Cacaj, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj,Leonora Ukëhajdaraj, drejtoresha e Shëndetësisë, znj.Agnesa Vokshi dhe zyrtarë të tjerë. Për këtë mbledhje ishte propozuar ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2023-2025;

  3. Shqyrtimi i planit për komunikim dhe marrëdhënie me publikun në komunë;

  4. Shqyrtimi i model-rregullores për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunave me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane;

  5. Shqyrtimi i Planit Lokal te Veprimit Rinor;

  6. Shqyrtimi i rekomandimit të komisionit për emërim te rrugëve;

  7. Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit për miratimin e vendimit paraprak për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës – parcelat nr.1256-0, nr.1257-0 dhe nr.4690-0 Zk. Deçan dhe formimi i komisionit vlerësues;

  8. Shqyrtimi i kërkesës së Shoqatave të dala nga lufta për mbështetje financiare;

  9. Të ndryshme.

Pas kërkesave për disa ndryshime nga procesverbali i kaluar, mbledhja vazhdoj me pikat tjera të rendit të ditës. Pikat dy, tre dhe katër të rendit të ditës, pas shqyrtimit, kaluan për trajtim më të gjerë në mbledhjen e Kuvendit. Për pikën e dytë në lidhje me KAB-in, sqarime dha drejtoresha Cacaj, si dhe drejtori Jashar Dobraj dha sqarime më të hollësishme për pikën e katërt. Pika e 5-të e rendit të ditës, edhe pse  arsyeshmërinë e kësaj pike e dha znj.Leonora Ukëhajdarja, për këtë pikë u debatua nga të gjithë anëtarët e KPF-së dhe u rekomandua që të mos diskutohet në Asamblenë e datës 30.06.2022 pa u plotësuar kushtet lidhur me këtë temë. Pika e 6-të e 7-të  dhe e 8-të e rendit të ditës, pas diskutimit si nga zyrtarët përgjegjës për këto  pika dhe nga anëtarët e KPF-së u rekomanduan për diskutim në Asamble. Në të ndryshme nga Faton Selmanaj u propozua që si pikë e rendit të ditës për Asamblenë Komunale ë rekomandohet që të diskutohet për Themelimin e Grupit të Këshilltarëve të Rinj -Ose Asamblea e të rinjve, për çka u pajtuan. Si pikë e re për Asamble do të diskutohet edhe kërkesa e komunitetit të fshatit Ratishë për shfrytëzimin e AMF-së në këtë fshat. Në të ndryshme u votua kërkesa për mbështetje financiare për ribotimin e Librit të luftëtares së Lirisë, Fetnete Ramosaj, si dhe një sërë temash me interes për qytetarët. Mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal do të mbahet të enjten me 30.06.2022 me fillim në ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …