Në Deçan mbahet punëtori, diskutohet Draft Plani Zhvillimor Komunal për vitin 2019-2027

Në një takim të përbashkët mes kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, drejtorëve të drejtorive komunale, zyrtarëve komunal si dhe ekspert të kompanisë për hartimin e Planit Zhvillimorë Komunal të Deçanit 2019-2027+, kanë bërë prezantimin e punës së deritashme në procesin e planifikimit të PZHK-së. Kryetari Ramosaj tha se, për Komunë e Deçanit ky Plan Zhvillimor Komunal 2019-2027+, është një dokument shumë i vlefshëm ku në bazë të cilit ne si Institucion Komunal, do të kemi mundësi që të kemi një orientim për Zhvillimin e Komunës në një periudhë më afatgjatë kohorë, duke përfshi këtu, sfidat, vështirësitë, por edhe rezultatet e arritura. Tash kur është prezantuar vetëm si Draft –Dokument, në takimet e radhës do të bëhën edhe plotësim ndryshimet për të arritur deri tek finalizimi i këtij dokumenti.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …