leoni

Në Deçan u zhvilluan Garat e Diturisë në Gjuhen Angleze për klasat e VI-ta, VII-ta dhe VIII-ta

Bazuar në Planin e punës së DKA-së, me dt. 29.06.2021, u zhvillua Gara e Diturisë në Gjuhen Angleze, për klasat e VI-ta, VII-ta dhe VIII-ta nga shkollat fillore të komunës se Deçanit. Garat ishin nën përkujdesjen e Profesoreshës Egzontina Zyberi, arsimtarëve vullnetarë nga shkollat e Deçanit dhe zyrtarëve nga DKA-ja. Garat u zhvilluan në Shkollën e Mesme Teknike “Tafil Kasumaj”. Drejtori i DKA-së Bekim Vishaj, ju uroj nxënësve fitues suksese në të ardhmen dhe falënderoj drejtorin e shkollës Lan Stojkaj, për ofrimin e kushteve komode për zhvillimin e garës tanimë tradicionale, falënderoj Profesoreshën Zyberi, dhe stafin e shkollës për mbarëvajtjen e garës, gjithashtu falënderoj drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe prindërit për përkrahjen në zhvillimin e garës.

Urime nxënësve fitues!

Në garë kanë marrë pjesë:

– 28 nxënës nga klasat e 6-ta

– 28 nxënës nga klasat e 7-ta dhe

– 29 nxënës nga klasat e 8-ta

Këta janë nxënësit fitues në garën e Gjuhës Angleze

Klasa e VI

  1. Andi Osdautaj sh.f.m.u. “Isa Boletini”

  2. Elina Selmonaj sh.f.m.u. “Rexhep Kadrijaj”

  3. Fatbardha Bajramaj sh.f.m.u. “Heronjtë e Dukagjinit”

Klasa e VII

  1. Andi Ramosaj sh.f.m.u. “Ardhmëria”

  2. Art Dautaj sh.f.m.u. “Lidhja e Prizrenit”

  3. Arsa Bajraktari sh.f.m.u. “Lidhja e Prizrenit”

  4. Anisa Hysenaj sh.f.m.u. “Bajram Curri”

Klasa e VIII

  1. Ana Hadergjonaj sh.f.m.u. “Lidhja e Prizrenit”

  2. Fiona Pajazitaj sh.f.m.u “Isa Boletini”

  3. Alban Gecaj sh.f.m.u. “Lan Selimi”

  4. Vlera Balaj sh.f.m.u. “Dëshmorët e Kombit”

Të gjitha shkollat fillore të mesme të ulëta i kishin nxënësit e përzgjedhur pjesëmarrës në garë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …