Në disa qytete të Kosovës ka filluar arrestimi i personave që nuk po i respektojnë masat që ka marrë Qeveria për ta luftuar përhapjen e pandemisë së shkaktuar nga virusi korona. Nga raportet e Policisë së Kosovës mësohet se gjatë 24 orëve, në rajonin e Dukagjinit, janë arrestuar 16 persona për shkak shkeljes së masave të Qeverisë kundër pandemisë. 10 prej tyre janë arrestuar në rajonin e Prizrenit, katër nga komuna e Gjakovës, një nga Rahoveci dhe një nga Vushtrria.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
