Në disa shkolla të komunës së Deçanit u mbajtën ligjërata informuese, në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës në Familje dhe në Baza Gjinore”

Në kuadër të fushatës informuese dhe ndërgjegjësuese “16 Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës në Familje dhe në Baza Gjinore”, sot u mbajtën ligjërata informuese në Shkollën Fillore “Maxhun Çeku” në Irzniq, “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan dhe “Drita” në Gramaçel.

Koordinatorja komunale kundër dhunës në familje, Ajne Iberhysaj, informoi nxënësit për rëndësinë dhe qëllimin e aktiviteteve, ndërsa ligjëratat u zhvilluan nga:

• Xhavit Nimanaj, shef i sektorit hetues kundër dhunës në familje;

• Violeta Kukalaj, zyrtare për arsim;

• Begije Jonuzaj, psikologe shkollore.

Nxënësit shfaqën interesim të veçantë për funksionimin e mekanizmit kundër dhunës në familje, si dhe për mënyrën e trajtimit të rasteve nga policia dhe institucionet tjera. Ata parashtruan pyetje dhe morën përgjigje të drejtpërdrejta nga anëtarët e mekanizmit.

Në fund, u shpreh falënderim për stafin arsimor dhe nxënësit për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në këtë fushatë me rëndësi të veçantë për komunitetin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …