LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

Në Ditën e Kushtetutës, LDK-ja ka paraqitur shtatë shkeljet e Kushtetutës nga Qeveria-Kurti dhe nga Kuvendi i Kosovës

Në Ditën e Kushtetutës, LDK-ja ka paraqitur shtatë shkeljet e Kushtetutës nga Qeveria-Kurti dhe nga Kuvendi i Kosovës. Shkeljen e parë e kanë renditur atë të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, nga ministrja Albulena Haxhiu. Shkelje kushtetuese LDK-ja e ka  cilësuar edhe ndërhyrjen në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim, nga ministrja Arbërie Nagavci. Sipas LDK-së, ministri Xhelal Sveçla ka bërë dy shkelje kushtetuese. Bëhet fjalë për Ligjin për Paga dhe Ligjin për zyrtarë publikë. Ministrja Rozeta Hajdari, ka shkelur Kushtetutën me Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit të Tregut. Shkarkimi i 8 anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe shkarkimi i 5 anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, sipas LDK-së janë po ashtu shkelje kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Gjykata Speciale dhe Albin Kurti, dy anë të së njëjtës përpjekje kundër UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas raportimeve për kërcënimet që …