Në ditën e shkollës filloi ndërtimi i fushës së sportit në Turjakë

Në fshatin Turjakë të komunës së Malishevës, me rastin e shënimit të ditës së shkollës fillore dhe të mesme të ulët, “Fehmi Agani”, ka filluar edhe ndërtimi i fushës së sportit, e cila do të jetë në shërbim të nxënësve dhe rinisë së fshatit. Në fillimin e punimeve të fushës së sportit dhe shënimit të ditës së shkollës, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

“Jemi munduar të krijojmë kushte sa më të mira për mësim, duke investuar në infrastrukturën shkollore në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës. Edhe vënia e gurëthemelit, për ndërtimin e fushës së sportit në shkollën tuaj, bëhet në kuadër të këtyre investimeve. Ndërtimi i fushës, ka qenë domosdoshmëri për nxënësit e kësaj shkolle, por edhe për rininë e fshatit”, tha mes tjerash kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në fjalën e rastit.

Kryetari Begaj, kërkoi nga mësimdhënësit që të jenë të angazhuar maksimalisht në rritjen e cilësisë në arsim. Ndërtimi i fushës së sportit në Sh.F.M.U “Fehmi Agani” në Turjakë, financohet nga buxheti komunal i Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …