Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve u përurua çerdhja për fëmijë në Krushë të Madhe

Sot, më 1 Qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, në prani të shumë qytetarëve, u përurua çerdhja për fëmijë në Krushë të Madhe. Vlera e ndërtimit të objektit, së bashku me punimet për instalimin e ujit, të rrymës dhe të kanalizimit është: 376.185,69 €. Kjo çerdhe përmban:

✓ 5 klasa për 114 fëmijë; ✓ Dhomë gjumi me 27 shtretër; ✓ Mensën, ku njëkohësisht mund të ushqehen 32 fëmijë, ✓ Zyrën e administratës për 4 persona, ✓ Zyrën e mjekut, ✓ Zyrën e drejtorit/drejtoreshësm ✓ Zyrën e pedagogut/psikologut, ✓ Nyjet sanitare, ✓ Korridore dhe hapësira të tjera. Çerdhja për fëmijë në këtë fshat, e ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore, tashmë është e gatshme me kushte shumë të mira infrastrukturore, mirëpo jemi në pritje të pajisjes me inventarë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

May be an image of 10 people, people standing, christmas tree, hospital and office

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …