Në fabrikën, “Myfixmask” në Bellanicë të Malishevës janë të punësuar 150 punëtorë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, vizitoi fabrikën për prodhimin e maskave, “Myfixmask”, në fshatin Bellanicë me pronar, Naser Hoxha. Pronari i Myfixmask, Naser Hoxha, drejtpërdrejt nga vendi i prodhimit e njoftoi, Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begajn, me punësimin e punëtorëve, që janë nga Bellanica dhe fshatrat tjera të komunës së Malishevës, që tash kemi të punësuar rreth 150 punëtorë me kushtet e punës që u ka ofruar, me prodhimin e maskave, që brenda 24 orëve, prodhon 350 mijë maska, ku nuk prodhon vetëm për tregun vendorë, por edhe për atë evropian si, në Gjermani, Zvicër, Francë, ku ka kërkesa për eksport. Ai ndër të tjera, kërkoi nga kryetari, Begaj, mbështetje institucionale, po ashtu edhe nga qeveria qendrore, që t’u lehtësoi tregun në konkurrencë me prodhimet e jashtme, pasi në një të ardhme të afërme do t’i rrisim kapacitete e prodhimit, por edhe të punësimit, në fund, dha një donacion prej 5000 maskash. Kryetari Begaj, gjatë vizitës në vendin e prodhimit të Myfixmask, tha: “Hapja dhe fillimi me prodhim në Myfixmask, të fshatit Bellanicë, është një tregues i mirë, në zhvillimin ekonomik, në zbutjen e papunësisë e sidomos të femrave , ky punësim ndikon në mirëqenien familjare, prandaj, brenda mundësive ligjore dhe potencialeve tona si komunë do t’u mbështesim, por shfrytëzoi rastin që, t’i bëjë thirrje qeverisë qendrore, që t’ia kthej Zonën Ekonomike Malishevës, sepse ajo zonë do të krijonte mundësi të mëdha për investitorë të shumët nga mërgata jonë që janë të interesuar për investime në vendlindjen e vet. Në fund Begaj, falënderoi, pronarin e fabrikës, Myfixmask për donacionin e dhuruar, duke i uruar suksese në prodhim dhe në zgjerim të kapaciteteve prodhuese”, përfundoi Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …