Të premtën në Ferizaj për herë të parë zyrtarisht u themelua Asamblea e Këshillit Lokal Rinor dhe Këshilli Lokal Rinor. Një strukturë rinore që është e paraparë me legjislacionin e Ministrisë Kulturës Rinisë dhe Sportit për rininë. Ky proces u zhvillua me mbështetjen e MKRS-së dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë, ndërsa u udhëheq dhe administrua nga Sektori i Rinisë në kuadër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Asambleja Rinore përbëhet nga të rinjë përfaqësues të organizatave rinore dhe forumeve rinore politike, të cilët morën pjesë në mënyrë demokratike në procesin e votimit për përzgjedhjen e strukturave udhëheqëse të Këshillit.
Pas procesit të votimit, me shumicë votash, u zgjodh Kryesia e Këshillit Lokal Rinor të Ferizajt, e përbërë nga:
1. Aolta Bajrami
2. Guxim Hajrullahu
3. Erëza Vladi
4. Elton Hashani
5. Edmond Miftari
Krijimi i Këshillit Lokal Rinor shënon një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes aktive të të rinjve në vendimmarrje, përfaqësimit të interesave të tyre dhe bashkëpunimit të strukturuar me institucionet lokale në zhvillimin e politikave për rininë.