Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka shkruar letër të hapur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka shkruar letër të hapur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe i kërkuar ta “zhbllokojë” projektin e kryeqytetit për Unazën. Ai ka shkruar se Unaza e Prishtinës është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për kryeqytetin dhe për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. “Në emër të qytetarëve të Prishtinës, kërkoj publikisht që Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, këtë projekt nacional ta fus në cilindo cep të “trekëndëshit” Kant, Mill, Aristotel të qeverisjes, por ta zhbllokojë! Kërkojmë që menjëherë të zhbllokohen gjitha pengesat administrative dhe institucionale që po e pengojnë realizimin e Unazës së Prishtinës dhe të mundësojë fillimin e punimeve pa vonesa të mëtejshme: thuhet mes tjerash në letrën e hapur të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, adresuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Ajo që ndodhi në Kuvend është maskaradë, duhet ta mbrojmë shtetin nga njerëzit që nuk kanë plan të ndalen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të …