Në Ferizaj zhvillohet aktivitetit “Ti japim ngjyrë qytetit”

Në kuadër të “Ditëve të Kulturës” që po mbahen në Ferizaj, këtë të enjte piktori francez Anok në bashkëpunim me Shoqatën e artistëve figurativ “Zef Kolombi”, kanë marrë një iniciativë që të bëjnë ngjyrosjen e pjesëve të ndryshme të qytetit të Ferizaj.

Sipas drejtorit të Drejtorisë Komunale për Kulturës, Rini dhe Sport, Naim Feratit kjo iniciativë ka qenë tejet e mirë se ardhur me të vetmin qëllim që qyteti jonë të bëhet edhe më i bukur.

“Sot po bëhet arti urban apo i grafiteve në qytetin e Ferizajt me qëllim që edhe ky lloj arti të promovohet në qytetin tonë në bashkëpunim me shoqatën “Zef Kolombi” në Ferizaj dhe më të rinjtë e kësaj shoqate si dhe galerinë e arteve.  Ky lloj arti do të shërbej që të mbulohen edhe disa elemente siç janë kontenjerët e mbeturinave si dhe pjesë të ndryshme të qytetit”, ka thënë drejtori Fertai.

Nga ana tjetër Lebibe Topalli,  kryetare e shoqatës së artistëve figurativ “Zef Kolombi” në Ferizaj, tha se ky aktivitete është shumë i rëndësishëm për qytetin e Ferizajt dhe është hera e parë që grafiteve urbane përmes sprejve po bëhen në qytetin e Ferizajt.

“Ne sot përmes këtyre grafiteve kemi paraqitur tri gjeneratat, fëmijët, moshën e mesme si dhe plakun me plis të bardhe, por kemi bërë edh portretin e Rita Orës”, tha Topalli.

Ky aktivitet po vazhdon edhe në pjesë tjera të qytetit të Ferizajt. Aktivitete e “Ditëve të Kulturës” do të vazhdojnë deri të dielën.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …