UNDP vazhdon me mbështetjen për Mitrovicën

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, ka pritur zyrtarët e lartë të  UNDP-së, Petrit Skenderi si dhe Shqipe Neziri Vela, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellët  në lidhje me hartimin  dhe zbatimin e Planit për Integritet i cili njihet edhe si plani kundër korrupsionit.

Në takim morën pjesë edhe  drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen dhe Mjedisit  në komunën e Mitrovicës, Saad Gashi , si dhe zyrtari i komunës Xhelal Shabani.

Të pranishmit biseduan rreth mundësisë së bashkëpunimit ne mes UNDP-së dhe komunës së Mitrovicës, e cila në mënyrë specifike deri më sot ka bashkëpunuar dhe ndihmuar komunat e Prishtinës, Gjakovës, Gjilanit, Graqanicës, dhe Mamushës.

Sipas Petrit Skënderi, ky plan i cili është implementuar deri më tani në këto komuna është obligim ligjor që rrjedh nga Strategjia Kundër Korrupsioni 2013-2017 i cili është miratuar nga Parlamenti i Kosovës.

“Ky plan specifikon kornizat kryesore që mund të përdoren për parandalimin e korrupsionit, për vendosjen e sistemit të integritetit në Komunë si dhe për ngritjen e transparencës për të qenë sa më afër qytetarëve” ka thënë Skenderi.

Nënkryetari Kamberi,  pasi i falënderoi zyrtarët e lartë të UNDP, për mbështetjen që UNDP i ka dhënë deri tash Mitrovicës, ai tha se është pro bashkëpunimit dhe se do ta shqyrtojmë së bashku planin e Anti-Korrupsionit, i cili është aprovuar në Kuvendin e Mitrovicës para tre muajsh.

Të pranishmit u pajtuan dhe kërkuan që këtë plan ta shikojnë ekspertet nga UNDP-ja.

Sipas Petrit Skenderit thuhet se UNDP do të vazhdoj bashkëpunimin me komunën  e Mitrovicës  dhe pritet që ky bashkëpunimi të jetë i ndërsjellët, në mënyrë që t’i identifikojmë fushat ku bashkëpunimi mund të jetë më i suksesshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …