Në fshatin Guriq të komunës së Malishevës u shënuan dy përvjetorë

Sot, në fshatin Guriq të komunës së Malishevës po shënohen dy përvjetorë, sa historik po aq edhe kombëtar.  65 vjetori i lindjes së mësuesit dhe dëshmorit të kombit, ‘Nuhi Mazreku’, si dhe dita e shkollës. Në këtë manifestim, drejtoresha për Arsim dhe Edukim e Komunës së Malishevës,  Arbëreshë Krasniqi, gjatë fjalës së saj ndër të tjera tha:’ Kjo ditë  është ditë historike dhe ka peshë e rëndësi  të madhe për secilin prej nesh, jo vetëm për faktin se kjo shkollë ka një histori të tërë suksesi, por edhe për atë, se bart emrin e një veprimtari të madh, një mësuesi shembull, luftëtarë, trim, besnik e shok i mirë, pra tash dëshmorit të kombit ‘ Nuhi Mazreku’, i cili pikërisht sot mbush 65 vjet, por ai  e deshi sa shkollën, nxënësit, atdheun dhe kombin, por më shumë e deshi LIRINË E KOSOVËS, Lirinë e shkollës shqipe, lirinë e kombit e të atdheut,  për të cilën edhe dha jetën duke luftuar si luftëtar  i UÇK-së dhe vazhdoi, të gjithë bashkë duhet të punojmë shumë, në mënyrë që ta jetësojmë përkushtimin e jashtëzakonshëm që kishte dëshmori i kombit  dhe  mësues, Nuhi Mazreku, si në shkollë, komunitet dhe jashtë tij, gjithherë ishte në shërbim të nxënësve dhe popullit’, prandaj me rastin e ditës së shkollës, uroj familjen e dëshmorit që bartë emrin shkolla, drejtorin e shkollës, nxënësit, personelin arsimor, banorët e fshatit Guriq, si dhe u ka shprehur mirënjohje stafit drejtues dhe gjithë personelit arsimor të shkollës për përkushtimin, punën, edukimin dhe arsimimin e nxënësve’. Gjithashtu, një fjalë rasti e ka mbajtur edhe drejtori i shkollës, Faik Mazreku, i cili falënderoj të pranishmit për prezencën në këtë ditë feste për shkollën, dhe me pas ndau mirënjohje për gjithë ata që kanë kontribuar për zhvillimin e kësaj shkolle në Guriq. Në fund nxënësit shfaqen program kulturor.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …