Në fshatin Pataqan i Ulët ka filluar projekti i ndërtimit të parkut të këtij fshati

Në fshatin Pataqan i Ulët ka filluar projekti i ndërtimit të parkut të këtij fshati. Në kuadër të këtij projekti parashihet një hapësirë e madhe e gjelbëruar, me parking për vetura, kënd lojërash për fëmijë, kënd basketbolli për të rinjë dhe ulëse përgjatë rrugicave të parkut.

“Në kontratën, përveç këtij parku, parashihet edhe ndërtimi i shtatë parqeve të tjera, të cilat do të ndërtohen në Sapniq, Celinë, Zoqisht, Malësi e Vogël, Ratkoc, Dobidol dhe Senoc”, u shpreh Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen …