Në vazhdën e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, organizon Akademi përkujtimore “Dy dekada ankth e pritje – zbardhja e fatit të pagjeturve”. Në këtë akademi do të flasin Nesrete Kumnova dhe Luljeta Sharani. Gjithashtu, do të shfaqet edhe filmi dokumentar “Mjaft lot…o zot”, i autorit Jahja Shehu. Akademia mbahet në Parkun Kulturor “Ali Podrimja”, në Gjakovë, duke filluar në orën 20:00.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
