Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha: Xhavit Haziri –Emblema e lëvizjes për Çlirimin e Kosovës

Xhavit Haziri ishte ndër veprimtarët e viteve të 80-ta, në OMLK. Pasi kjo organizatë arrin konsolidimin e vetë duke themeluar Komitetin e OMLK-së, gjatë viteve 1984-1985 dhe në tetor 1985 arrestohen udhëheqësit e kësaj organizate Xhabir Morina, Bashkim Mazreku e të tjerë anëtarë të komitetit. Nga ky komitet mbeten të pa arrestuar, Xhavit Haziri, Sadik Halitjaha, Hajdin Abazi, Halil Krasniqi, Shaban Muja. Këta që mbetem në liri riorganizuam Komitetin e OMLK-së, në nivel të Kosovës e viseve Shqiptare nën ish-Jugosllavi. Ky riorganizim u bë në saje të ndërlidhësit brenda e jashtë Kosovës, Shaban Muja. Rëndësia dhe vlera madhore e këtij riorganizimi ishte ruajtja dhe vazhdimi i veprimtarisë atdhetare deri në luftën për liri, ishte embrion paraardhës i UÇK-së. Xhavit Haziri përqafoi vendimin e Komitetit të mos dorëzohemi të gjallë. Për këtë e vërtetoi me qëndresën gjatë arrestimit, u plagos nga që nuk dorëzua (Besniku) pseudonimi e besnik i vërtet i idealit dhe organizatës për lirinë e Atdheut. Po të ishte gjallë Heroi, Kosova do te ishte më e mirë sesa është. I mungon shokëve të idealit e gjithë Atdheut. Lavdi i pa vdekshmi Heroit,  Xhavit Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …