Republika e Kosovës renditet ndër vendet më të sigurta në botë nga ndikimi i terrorizmi

MMPH: Është hapur fushata e legalizimit të ndërtimeve pa leje, pësojnë ata që nuk kanë ndërtuar pa leje!

Është hapur fushata e legalizimit të ndërtimeve pa leje me moton “Legalizo Ndërtimin, mos e humb mundësinë”.  Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se sot po fillon fushata promovuese e cila po hap mundësi për legalizim të ndërtimeve pa leje. Sipas tij, përmes kësaj kampanje po ofrohen edhe taksa më të lira me qëllim që të legalizohen të gjitha ndërtimet pa leje. “Pas një punë te mirë të kryer sot po fillojmë fushatën promovuese për trajnimin e ndërtimeve pa leje pas miratimit të e ligjit të ri për legalizim, kemi hartuar disa udhëzime administrative dhe qe e bëjnë ligjin plotësisht të zbatueshëm 352 mijë ndërtime pa leje në këtë proces tani do të trajtohen. Do të aplikojmë taksa më të lira. Ju ftoj  që qytetarët e komunave tuaja ti legalizojnë pronat e tyre dhe ndërtimet e tyre”, tha ai. Qytetarët që nuk kanë vepruar kundër ligjit dhe të cilëve nuk iu është dhënë leja për ndërtim, tani doemos se ndihen të fyer e të poshtëruar, vetëm sepse iu kanë përmbajtur ligjit. Ky është Shteti i Kosovës, i cili merr në mbrojtje shkelësit e ligjit, ndërsa i stimulon dhe iu ndihmon 352 mijë qytetarëve, që kanë ndërtuar pa leje. 

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …