Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka përfunduar marrja në pyetje e dëshmitarit të 113-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale, në Hagë ka përfunduar marrja në pyetje e  dëshmitarit të 113-të,  në gjykimin kundër  krerëve  të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Duke qenë dëshmitar i mbrojtur nuk dihet shumë për te, përveç  pyetjeve shtesë ka parashtruar mbrojtja e Veselit, e përfaqësuar nga avokatja Collen Rohan. Ende nuk ka të dhëna  se si ka vazhduar tutje seanca për shkak se dëshmia u dëgjua në sesion privat, raporton “Betimi për Drejtësi”. Megjithatë, pas përfundimit të dëshmisë së këtij dëshmitari, përfundoi edhe seanca e djeshme po ashtu edhe seancat që ishin planifikuar për këtë javë. Seanca e radhës pritet të mbahet të hënën më 20 janar 2025.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …