leoni

Në Gjykatën Speciale, në Hagë,  në gjykimin kundër eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, dëshmoi, Nuredin Ibishi

Në Gjykatën Speciale, në Hagë,  në gjykimin kundër eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, dëshmoi, Nuredin Ibishi

Në Gjykatën Speciale, ka vazhduar gjykimi kundër eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa. Sot para trupit gjykues ka paraqitur  dëshminë e tij, Nuredin Ibishi, i cili  është dëshmitari i nëntë i mbrojtjes në  këtë proces gjyqësor.  Ai në fjalën e tij ka treguar se detyra e BIA-së ka qenë të veprojë në zonat urbane në aspektin e furnizimit për përgatitjet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën operative të Llapit për çështje të shëndetësisë, për çështje të logjistikës, pranim të refugjatëve dhe akomodimit të tyre prej zonave që kanë qenë të prekura nga lufta. Ai po ashtu  tha se nuk e di se sa herë e ka takuar Salih Mustafën, nga janari deri në qershor të vitit 1999, pasi nuk e ka njohur, por shtoi  se e ka ditur se udhëheqës i njësitit BIA ka qenë, Salih Mustafa.

 

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti: Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërhyri edhe në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, që udhëheq Aleancën Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti ka …