Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Qeveria Kurti po e lufton UÇK-në dhe po i kundërshton Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot në  Kuvendit e Kosovës ku u diskutua  për politikën e jashtme, ka deklaruar se vlera e jashtme është NATO e prirë nga Amerika. Kushdo që udhëheqë me Kosovën s’guxon me dalë prej themeleve të veta. Në kohën sa Vetëvendosja  ka qenë në opozitë i ka mëndu si fajtorë të gjithë të tjerë dhe ia ka lënë fajin UÇK-së se komandantët po e udhëheqin vendin. Në raste të caktuara  kanë menduar se ka faj edhe Ibrahim Rugova, e se Amerika ka faj se po i mban në pushtet komandantët. Për fat të keq, sot e kësaj dite, tri vlera janë të rrënuara, luftohet UÇK-ja, këta qeveritarët sot kanë mbet peng i asaj kohe, po vazhdojnë të jenë kundër Amerikës, pasi po i shpërfillin projektet e Amerikës. Projekti i gazsjellësit rezulton me përpjekjet  e Amerikës për ta hequr gazin rus nga Serbia. Dy faktorë nuk kanë pushtet ekzekutiv në vend, UÇK-ja dhe Amerika. Ju mendoni se ua kemi inati, ua kemi inati por jo deri në  atë masë sa mos me pësojë  Kosovës. Ne i gëzohemi  qeverisë tonë kur fiton. Jemi gëzuar për  moslejimin e  Referendumit serb, iu kemi gëzuar  Fondit të sigurisë, saktësi mes tjerash, Ramush Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …