Në Gjykatën Speciale, po vazhdon gjykimi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi

Në Gjykatën Speciale, në Hagë,  edhe sot po vazhdon gjykimi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Në këtë gjykim maratonik, dje është paraqitur  dëshmitari  i 38-të  me radhë i Prokurorisë, ish-zyrtarja  e OSBE-së  gjatë luftës në Kosovë, zonja Sandra Mitchell. Ajo  gjatë dëshmisë së saj para trupit gjykues në Hagë, tha se raportet që iu shkonin atyre si zyrtarë të OSBE-së, të cilat kishin të bënin me keqtrajtimet gjatë periudhës 19 qershor  1998 deri më 1 korrik 1999, pretendoheshin se ishin kryer nga UÇK-ja. Dje duke folur për Masakrën e Reçakut, Sandra Miçell ka deklaruar se  njëra  prej taktikave të përdorura nga UÇK-ja, ishte që t’ua zinte priten patrullave serbe,  të cilat më pas hakmerreshin, ka saktësuar ish-zyrtarja e OSBE-së, gjatë luftës  në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …