Qeveria e Kosovës ka ndarë 290 mijë euro për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”

Në Gjykatën Themelore “Shkupi 1” pritet të shpallet vendimi për 37 shqiptarët e akuzuar për luftimet në Kumanovë

Sot gjatë ditës, në Gjykatën Themelore “Shkupi 1” pritet të shpallet vendimi për 37 shqiptarët e akuzuar për lufimet  e 9 e 10 majit  të vitit 2015 në Kumanovë, ku mbetën të vdekur 8 policë të forcave të sigurisë të shtetit të Maqedonisë, nëntë luftëtarë shqiptarë, ndërkohë që ishin arrestuar 37 të tjerë. Të akuzuarit vazhdimisht kanë kërkuar që gjatë gjykimit  të dëshmojnë Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska, Ali Ahmeti, Nikolla Gruevski dhe Artan Grubi,  por Gjykata i ka refuzuar  kërkesat. Procesi gjyqësor filloi më 9 shkurt të vitit të kaluar. Ministria e Brendshme e Maqedonisë njoftoi mbylljen e rrugëve në dy drejtime, nga burgu kur ruhen nën siguri të lartë, 37 shqiptarët e akuzuar për gjoja terrorizëm e deri tek Gjykata Themelore Shkupi 1.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …