Visar Ymeri

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës deputetët e Vetëvendosjes paraqiten fjalët përfundimtare në rastin e Bekim Haxhiut

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot kanë paraqitur  fjalët përfundimtare deputetët e Vetëvendosjes, të cilët akuzohen për sulm fizik ndaj kolegut të tyre nga PDK-ja, Bekim Haxhiu. Visar Ymeri ka deklaruar me këtë rast se prokurorja ka shprehur ndjeshmëri përball profilit publik të Haxhiut. Ai duke e quajtur Haxhiun agjent të SHIK-ut, tha se ai është veshur me përgjegjësi për të përvuajtur kundërshtarët politikë duke përdorur mashtrime, trillime, akuza të rrejshme, dëshmi po ashtu të rrejshme. Ymeri shtoi ky proces është i bazuar në trillime të Haxhiut, të cilat kanë ndikuar edhe te prokurorja e rastit, e cila sipas tij, gjatë këtij procesi ka treguar ndjeshmëri karshi profilit publik të Haxhiut, por e verbër karshi provave.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …