Në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, që po mbahet në Hagë, u mor në pyetje dëshmitari, Helmut Shrekenbauer

Në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, që po mbahet në Hagë,  nga Gjykata Speciale, dëshmitari Helmut Shrekenbauer, ka deklaruar se sipas raportit që përshkruante krimin që ka ndodhur në ish-godinën e MUP-it në Prizren, pas luftës, nuk arrihet në përfundim nëse kryerësit e veprës ishin shqiptarë ose jo. Fillimisht, dëshmitari tregoi se kur kishin shkuar në godinë, ndërtesa ishte bosh dhe se morën informacion që në katin e parë ishte një person i vdekur. Ndërtesa ishte bosh, por kur ne i lejuam të lënduarit të kthehen sërish në ndërtesë. Me qëllim që t’i japim trajtim atyre i lejuam që të hyjnë në ndërtesë sërish dhe u futëm në ndërtesë bashkë me Policinë Ushtarake sepse morëm informacionin se në katin e parë të ndërtesës ishte një i vdekur. Schreckenbauer pohoi se personat e lënduar ishin në gjendje që të ecnin vetë. Tha se kishte parë një dhomë që kishte instrumente të torturës, që ishte në katin e njëjtë dhe afër dhomës ku ishte gjetur personi i vdekur. Dëshmitari shtoi se nuk ishte detyra e tij që të kontrollonte me hollësi në atë dhomë, por e Policisë Ushtarake.

Kontrolloni gjithashtu

https://www.radiokosovaelire.com/ali-ahmeti-premton-terheqje-nga-politika-ne-rast-te-humbjes-ne-zgjedhje/

Eman Rrahmani: Kauza për mbrojtjen e familjes do të vazhdojë

Duke komentuar rezultatet e Exi Polleve të zgjedhjeve, Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familje ka …