Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i AAK-së, është ftuar për vizitë në Legjionin Amerikan

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është ftuar për vizitë në Legjionin Amerikan ku u prit nga drejtori ekzekutiv Mario Marquez, drejtori Joseph Sharpe Jr., dhe Besa Pinchoti, shefe ekzekutive e familjeve ushtarake. “U njoftova lidhur me punën që bëjnë për Veteranët, rregulloret e punës, shtrirjen, si dhe kuadrin ligjor që rregullon funksionimin dhe financimin e kësaj organizate të rëndësishme për veteranët dhe familjet e tyre, si dhe për familjet e të rënëve në mbrojtje të demokracisë, vlerave dhe interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, ka shkuar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …