Në Han të Elezit debatohet Draft Plani Lokal i Veprimit në Mjedis 2021-2026

Komuna e Hanit të Elezit realizoi Debatin Publik lidhur me Draft Planin Lokal të Veprimit në Mjedis 2021-2026 për Komunën e Hanit të Elezit, një dokument planifikues – strategjik, që adreson zgjidhjen e problemeve mjedisore në nivel lokal.

Ky plan ka për qëllim kryesor përmirësimin e gjendjes së mjedisit në territorin e komunës.

Në kuadër të planit është bërë vlerësimi i gjendjes ekzistuese të mjedisit, janë identifikuar problemet kryesore mjedisore, janë përcaktuar prioritetet kryesore si dhe janë planifikuar afatet, veprimet, aktivitetet dhe projektet kryesore që do të ndërmerren për periudhën e ardhshme 5 vjeçare për mjedisin e komunës së Hanit të Elezit.

Në fjalën e rastit kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma tha se, Hartimi i planit është si rezultat i punës së komisionit përkatës komunal, i cili gjatë punës së tij ka bashkëpunuar ngushtë me të gjitha drejtoritë e komunës, me institucionet tjera relevante të nivelit lokal dhe qendror, me specialistë të fushës nga komuniteti dhe organizatat e shoqërisë civile. Në hartimin e planit komuna ka marrë asistencë teknike dhe profesionale edhe nga Kompania Environment & Business Solutions. Rezultat i këtij angazhimi është finalizimi i këtij dokumenti i cili pritet të ofrojë zgjidhje për problemet mjedisore dhe të përmbush objektivin për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm në komunën e Hanit të Elezit.

Plani Lokal i Veprimit në Mjedis është në harmoni me Planin Zhvillimor Komunal dhe me dokumente tjera strategjike dhe zhvillimore të komunës. Ky dokument do të ndihmojë po ashtu edhe në përmbushjen dhe zbatimin e politikave mjedisore nacionale dhe plotësimin e kërkesave për realizmin e objektivave që dalin nga dokumentet strategjike mjedisore në nivelin qendror.

Për implementimin e këtij plani komuna ka bërë edhe planifikimin e nevojshëm buxhetor por njëkohësisht ky dokument do të shërbejë edhe për të adresuar kërkesat për mbështetje nga donatorët për implementimin e projekteve të këtij plani.

Me këtë rast kryetari Suma falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në finalizimin e këtij dokumenti. Në mënyrë të veçantë shprehë falënderimin për Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë për mbështetjen në hartimin e këtij plani. dhe po ashtu edhe për të gjithë donatorët që kanë dhënë kontributin e tyre në mbështetjen e projekteve mjedisore të komunës së Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …