Daut Haradinaj: Kryeqyteti i Kosovës, nuk ka kuptim pa shtatoren e Adem Jasharit

Daut Haradinaj: Kryeqyteti i Kosovës, nuk ka kuptim pa shtatoren e Adem Jasharit

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, së bashku me një pjesë të ekipit të tij, ka nënshkruar peticionin për vendosjen e shtatores së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.  Kryeqyteti i Kosovës, nuk ka kuptim pa shtatoren e tij, vlerat tona historike kombëtare janë imazhi i parë i një shoqërie që respekton të kaluarën duke shikuar nga e ardhmja e sigurt e cila në themelet e saj ka sakrificën sublime të burrave e grave të vendit tanë. I përgëzoj ‘Plisat’ për këtë iniciativë tepër të qëlluar, ky projekt do të realizohet bashkërisht me kërkesat e tyre”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …