Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka konfirmuar shifrat në rënie të infektuarve me virusin corona

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Xhonson, ka konfirmuar shifrat në rënie të infektuarve me virusin corona megjithatë ka kërkuar kujdes të shtuar pasi lufta nuk ka përfunduar ende. “Kam vënë re, natyrisht se jemi në ditën e gjashtë me shifra në rënie. Por është shumë e rëndësishme që të mos gëzohemi para kohe dhe të mos lejojmë të dalim në konkluzione të nxituara për këtë. Hapi i katërt i rihapjes hyri në zbatim vetëm pak ditë më parë. Njerëzit duhet të tregohen shumë të kujdesshëm dhe të zbatojnë qasjen e qeverisë”. “Dua të falënderoj të rinjtë e këtij vendi pasi po bëjnë një punë të mrekullueshme duke u vaksinuar. Shifrat janë të jashtëzakonshme, thuajse 70 për qind e personave të moshës nga 18 deri në 30 vjeç janë imunizuar, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …