Në hapësirat e bibliotekës “Sadik Tafarshiku” në komunën e Ferizajt u mbajt aktivitet për ditën e pavarësisë

Në prag të përvjetorit të gjashtëmbëdhjetë të pavarësisë së Kosovës, në ambientet e bibliotekës “Sadik Tafarshiku” në komunën e Ferizajt, është bërë zgjedhja e lexuesit të vitit 2023. Në hapjen e kësaj ceremonie drejtorja e bibliotekës Teuta Demiri, është shprehur se përzgjedhja e më të mirëve ka qenë mjaftë e vështirë për faktin që ka pasur shumë të rinj ferizajas të cilët ju kanë përkushtuar leximit. Me një fjalë rasti të pranishmëve ju është drejtuar edhe drejtoresha e kulturës, rinisë dhe sportit Xhemile Murati-Shabani. Ajo këtë ngjarje e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme. Lexuesit më të mirë për vitin 2023  u shpallën:Venis Mjaku dhe Pavrësi Arifi nga  sektori për fëmijë, nga sektori i të rriturve Sami Jahiu dhe Fatmire Musliu, ndërsa nga salla e leximit Vjollca Veseli dhe Atdhe Haxhiumusa.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …