Në Junik mbahet akademi përkujtimore për nderë të 27 Prillit  “Dita shtetërore për të pagjeturit”

Nen patronatin e kryetarit të Komunës se Junikut Ruzhdi Shehu, është mbajtur Akademi përkujtimore në nderim dhe kujtim për martirët e Junikut që u vranë dhe u zhduken ne mënyrë barbare më datë 27.04.1999 në fshatin Mejë të Gjakovës. Në këtë akademi morën pjesë shumë qytetarë, deputetë nga Kuvendi i Kosovës Armend Zemaj, personalitete të jetës publike dhe kulturore, familjare të të rënëve. Gjithashtu ne këtë akademi është promovuar libri i publicistit Adem Lushaj i cili pasqyron krimet serbo sllave në Deçan dhe Junik. Lavdi të gjithë Martirëve të rënë për Lirinë e Kosovës !

Fjalimi i Kryetarit të Komunës së Junikut Ruzhdi Shehut në këtë Akademi.

Të nderuar junikas!

Të nderuar të pranishëm!

Sot, jemi tubuar që të shënojmë një datë të veçantë për banorët e komunës sonë. Po shënojmë “Ditën nacionale për të pagjeturit”, e shpallur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Në këtë ditë, po i rikujtojmë dhe nderojmë të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit e komunës sonë. Ne, sot po rikujtojmë një ngjarje, aq sa është e dhimbshme, po aq edhe krenare. Është e dhimbshme, kur kujtojmë motrat dhe vëllezërit tanë, bijtë dhe bijat e këtij vendi, që nuk janë në mesin tonë. Nuk janë që ta vazhdojnë jetën e tyre, në Kosovën e lirë. Në shtetin e Kosovës. Është e dhimbshme, ngase kemi dhjetëra qytetarë të vrarë, e të zhdukur. Kemi shumë e shumë të plagosur dhe të maltretuar rëndë, nga dora kriminale e regjimit millosheviçian. Por, edhe jemi krenar ngase, Kosova është e lirë. Është shtet.  Kosova është e pavarur falë trimërisë dhe sakrificës njerëzore, siç është edhe sakrifica e atyre të cilët po i rikujtojmë sot. Shtetësia e Kosovës i ka themelet e saja, në gjakun e derdhur të dhjetëra apo qindra burrave dhe grave të kësaj toke, ilire-dardane. Bazamenti i shtetit tonë, është mbi ata që u flijuan për atdheun e tyre. Sakrifica njerëzore për shtet dhe identitet kombëtar, është historike. Është shumë vjeçare. Këto sakrifica janë nëpër çdo etapë historie të rrugëtimit tonë kombëtar. Komuna e Junikut, banorët e kësaj komune, çdoherë kanë treguar atdhetarizmin e tyre, nëpër çdo etapë historie. Junikasit janë pjesë e pandashme e historisë sonë. Atdhetarizmi ynë është treguar edhe gjatë viteve ’90-ta, apo siç njihet si periudha për liri, pavarësi dhe demokraci, të prirë nga presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Bijtë dhe bijat e këtij trualli, asnjëherë nuk iu kanë nënshtruar pushtuesve. Sikurse që nuk u nënshtruan as në vitet 1998/99, kur dolën në mbrojtje të atdheut. I dolën zot vendit të tyre. Kosovës të cilën e deshën më shumë se jetën e tyre. Juniku ka dhënë shumë për këtë shtet. ka dhënë shumë për kombin tonë. Ndaj, historia jonë kombëtare, lidhet ngushtë me Junikun. Lidhet ngushtë me sakrificën e junikasve. Të nderuar zonja dhe zotërinj! Edhe promovimi i librit të cilin po e promovojmë sot, tregon se çdoherë do i rikujtojmë të rënët për lirinë e shtetit të cilën e gëzojmë. Çdoherë do i rikujtojmë ata, që u flijuan për vendin e vet. Ne, i jemi falënderues autorit të librit, Adem Lushaj, që dëshmitë e krimit serbo-sllavë, i ka vënë në libër, ngase vetëm në këtë mënyrë mund t’a ruajmë historinë tonë të dhimbshme dhe krenare. Ne, duhet me fakte të dëshmojmë krimin gjenocidal serbë, krim të kryer ndaj atyre që e deshën vendin e vet. Duhet t’i tregojmë botës demokratike, botës së civilizuar, se regjimi i Millosheviçit e kishte vetëm një qëllim. E kishte vrasjen e shqiptarëve. E kishte krimin dhe spastrimin etnik të trojeve tona. Bota demokratike, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kuptoi qëllimin vrasës të Millosheviçit. E kuptoj luftën e drejtë të këtij populli për liri, pavarësi dhe demokraci.  Ndaj, edhe ndërhyri në Kosovë, dhe e shporri përgjithmonë krimin dhe kriminelin. E lartësoj idealin e popullit shqiptar. E lartësoi sakrificën e më të dashurve tanë. Të atyre që prehën të qetë në shtetin për të cilin u flijuan. Lavdi jetës dhe sakrificës së këtij populli! Lavdi Heronjve, dëshmoreve dhe martirëve tanë. Shpirti u pushoftë në parajsë, gjithë atyre që u flijuan për këtë vend! Zoti e Bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë Junikun! Thuhet në fjalën e kryetarit Shehu.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe monument

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …