Kuvendi i Shqipërisë ka votuar Projektligjin për negocimin e kontratës me ‘Star Bridge’ për ndërtimin e një porti në Karpen të Kavajës. Fjala është për një investim strategjik në vlerë prej 5 miliardë dollarë, nga i cili parashihet të hapen 70 mijë vende të reja pune. Drafti mori votat e shumicës socialiste, ndërkaq opozita abstenoi me kërkesën që projekti të jetë më transparent. Porti i Karpenit në Kavajë parashihet të jetë më i madhi në Mesdhe dhe me ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, ai do t’i shërbejë Ballkanit Qendror si rrugë lidhje me botën.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					