Fidan Mustafa

Fidan Mustafa: E vërteta e sulmit në Munih

Sot, njerëzimi dhe qytetarët tanë kanë nevojë si asnjëherë më parë t’u tregohet e vërteta për sistemin që kemi ndërtuar se kujt i shërbejmë. Sot njerëzimit ka nevojë t’i tregohet se shtetet kujt i kanë borxh dhe në emër të kujt zhvillohet lufta. Sot bota duhet t’i tregojë njerëzimit se përse vriten miliona njerëz në emër të diçkaje që asnjëherë më parë nuk ka ekzistuar në vendet e tyre.

Sulmi në Munih ndodhi pikërisht në 5 vjetorin e masakrës së Andres Behring Breivik, ku më 22 korrik 2011 në një sulm me bombë ndaj ndërtesës së qeverisë vrau 8 persona, ndërsa disa orë pas shpërthimit, ai arriti në ishullin Utoya, ku ishte një kamp rinor dhe hapi zjarr duke vrarë 69 persona, mesin e tyre edhe një shqiptare.

Po ashtu, sulmi në Munih të Gjermanisë ndodhi pikërisht më 22 korrik 2016, njësoj si në Norvegji, ku humben jetën dhjetë persona dhe mbeten të plagosur rreth 20 të tjerë, kryesisht pjesëtarë të komunitetit myslimanë, ku në mesin e tyre janë edhe tre shqiptarë nga Kosova. Sikurse kolegu i Andres Behring Breivik, cak i sulmit ishin pikërisht adoleshentët dhe personat shtetas të huaj, i cili sipas dëshmitarëve kishte deklaruar “Ju ndytë… të huaj, dëshironi të merrni Gjermaninë”. Njësoj sikurse terroristi Norvegjez Andres Behring Breivik i cili kishte thënë para gjykatës se: “Qëllimi i sulmit ka qenë për të shpëtuar Norvegjinë dhe Evropën Perëndimore nga një marrje e myslimanëve”.

Trajtimi nga politika dhe media, u bë i njëjti sikurse në rastin e Andres Behring Breivik, i sëmur Psikik Përkundër që sulmi ka lidhje direkt mbi baza fetare e politike, e cila qon drejt një vije të terrorizmit botëror, një nacionalizëm i fshehur mbas petkut të demokracisë dhe një civilizimi të ri, e njëjta nuk trajtohet as për Andres Behring Breivik sikurse që nuk vlerësohet as akti i djeshëm në Munih, por e tëra çka deklarohet nga politikanët institucionalë dhe një pjese të medieve është se: sulmuesi kishte probleme PSIKIKE.

Njerëzimi përballë sistemit të demokracisë, asnjëherë nuk ka qenë më i zhvlerësuar dhe i materializuar se sa sot, asnjëherë nuk ka qenë më i diskriminuar se sa sot. Sulmuesi në Munih, na solli edhe një argument se nëse do të ishte praktikant i besimit Islam, i tilli quhet me automatizëm dhe pa u gjykuar asnjëherë, si ‘Terrorist Islamik’, ndërsa sikur sulmuesi të jetë i një feje tjetër apo jo praktikues i besimit Islam, si në rastin e sulmit në Munih, ai quhet i sëmur psikik.

Njerëzimi dhe qytetarët tanë kanë nevojë si asnjëherë më parë t’u tregohet e vërteta për sistemin që kemi ndërtuar se kujt i shërbejmë. Sot njerëzimit ka nevojë t’i tregohet se shtetet kujt i kanë borxh dhe në emër të kujt zhvillohet lufta. Bota duhet t’i tregojë njerëzimit se përse vriten miliona njerëz në emër të diçkaje që asnjëherë më parë nuk ka ekzistuar në vendet e tyre.

Duhet të kujtojmë vetës dhe qytetarëve tanë, atë që sot po tentojmë të mbjellim në vendet e atyre miliona njerëzve që sot po vriten padrejtësisht, një ditë ajo do të kthehet tek ne përsëri, por kam frikë se do të jetë vonë…

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …