Bombardimi i spitaleve

Bombardimi i spitaleve nga avionët e Rusisë dhe Assadit, rrezikon trajtimin mjekësor për 200.000 sirianë

Aktivistët e të Drejtave të Njeriut në Sirisë thonë se katër spitale në qytetin e shkatërruar nga lufta, në Halep, janë bombarduar nga sulmet ajrore të qeverisë së Sirisë pardje, duke rrezikuar ndërprerjen e trajtimit mjekësor për afro 200 mijë civilë, që jetojnë në hapësirat e kontrolluara nga grupet kryengritëse. Ata thanë mbrëmë se sulmet ajrore kishin filluar natën më 23 korrik dhe kishin zgjatur deri në mëngjes dhe se në mesin e pesë të vrarëve ishte një fëmijë. Rusia, aleate e regjimit sirian, rregullisht i ka marrë në shënjestër hapësirat nën kontrollin e kryengritësve në qytetin Hapel, me sulme ajrore. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në rrjetin Twitter ka thënë se raportet për sulmet në Halep janë “lajme tmerruese”.

Kontrolloni gjithashtu

Apeli vulos aktakuzën për korrupsion ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc”, …