Në Kastriot u përurua ura që lidh Hamidinë dhe Plemetinin

Sot, kryeministri Isa Mustafa, bashkë me ministrin Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe me kryetarin e Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi, vunë gurthemelin e urës që lidh fshatrat Plemetin dhe Hamidi të komunës së Kastriotit.

Kryeministri Mustafa tha se ky është projekt i rëndësishëm për këtë vend dhe se Qeveria do të mbështesë edhe më tej projekte të tjera në Kastriot, ndërsa ministri Zharku midis tjerash tha se vlera e projektit të ndërtimit të urës është rreth 370 mijë euro dhe se ajo do të ndërtohet për një vit kalendarik. “Ura i ka dy pjesë: pjesën e parë me gjatësi 70 metra dhe pjesën e dytë 10 metra dhe me gjerësi prej pesë metrash, si dhe anash nga 1 metër e gjysmë trotuare”, tha ministri Zharku. “Investime të tilla po përmirësojnë kualitetin e jetës së qytetarëve në pjesët rurale, si dhe po ndihmojnë në zhvillimin  ekonomik dhe të bujqësisë së këtyre pjesëve”, tha ministri Zharku.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …