U mbajt mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve në Mitrovicë

Nën udhëheqjen e kryetari  të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, u realizua mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve ku temë diskutimi për ditën e sotme ishin; Raporti Financiar Janar- Qershor 2016; Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit të Auditimit për Komunën e Mitrovicës 2015; Plani i punës së Kuvendit për muajin Gusht 2016; Diskutim për çështjen sociale DIEMS, Informatë për shërbimet elektronike (E-kioskat) për qytetarët, Plani lokal i veprimit për komunitetet RAE.

Drejtori i drejtorisë së Financave, Nysret Maxhera, edhe një here ka shpalosur para ekzekutivit raportin financiar janar-qershor 2016, ndërsa lidhur me pikën e dyte të rendit të ditës, Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit të Auditimit për Komunën e Mitrovicës 2015, u kërkua nga të gjithë drejtorët  në bashkëpunim me auditorët komunal, të japin të gjitha vërejtjet në formë të shkruar sipas rekomandimeve të Raportit të Auditimit.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Qazim Nimani, ka folur për punën e kësaj drejtorie për periudhën janar-qershor 2016, ku është cekur puna e mirë që është duke bërë kjo drejtori dhe përkrahja e familjeve me asistencë sociale.

Kurse drejtori i Administratës, Abdullah Bejtullahu, ka folur për shërbimet elektronike të ofruara për qytetarët përmes E-kioskave e sidomos tani në këta muaj të verës kur edhe kërkesa për tu pajisur me dokumente të gjendjes civile është më e madhe si pasoj e ardhjes së mërgimtarëve, të cilët pa problem mund të pajisen me dokumentet e nevojshme përmes shërbimit elektronik të ofruar nga  E-kioskat.

Ndërsa sa i përket planit lokal te veprimit për Komunitetet RAE, u kërkua që secili drejtor të bashkëpunoi me nënkryetarin për komunitete, Eroll Zekerija, që të përfundoi edhe ky plan. Po ashtu gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe për mirëmbajtjen e sheshit në qendër te qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …