Shërbim i ri për qytetarë, që të propozojnë asetet e Trashëgimisë Kulturore

Në kuadër të evidentimit, plotësimit dhe pasurimit të vazhdueshëm të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes shërbimit të Databazës së Trashëgimisë Kulturore të Kosovës, tash e tutje qytetarëve të vendit ua mundëson t’i propozojnë vetë asetet e trashëgimisë kulturore për ruajtje.

Më poshtë, të interesuarit që kanë asete të ndryshme të Trashëgimisë Kulturore, mund të klikojnë në vegzën e internetit, përmes të cilës, mund t’i bëjnë propozimet e tyre: http://dtk.rks-gov.net/tkk_propozimi.aspx.

Inkurajohen të gjithë ata qytetarë të Kosovës, që konsiderojnë se kanë asete të trashëgimisë arkitekturale, arkeologjike, të luajtshme, shpirtërore apo peizazhe kulturore të propozojnë asetet e tyre për ruajtje.

Pasi që bëhen propozimet, bëhet vlerësimi i tyre nga ekspertët e TK-së të MKRS-së dhe poseduesit e aseteve do të kontaktohen nga ana e zyrtarëve të ministrisë për procedurat e mëtejme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi prezentoi Qarkoren e parë buxhetore

Në ambientet e Qendrës Klinike së Mjekësisë Familjare “Fahredin Hoti” në Rahovec me fillim nga …